LAJMI I FUNDIT:

Meireles drejt Manchester United?

Meireles drejt Manchester United?

Mediat portugeze shkruajnë se mesfushori i Portos, Raul Meireles, mund të jetë në rrugë për të kaluar te Manchester United.

A Bola shkruan se drejtuesit e Portos, virtualisht e kanë futur Meireles në listën e shitjeve, derisa kërkojnë të nxjerrin më shumë para pas suksesit të tij me Portugalnë në Afrikën e Jugut.

Mesfushori është spekuluar se vëzhgohet nga Manchester United dhe Chelsea gjatë javës së kaluar dhe dëshiron të zhvendoset në Angli. Menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, është duke e menduar të transferojë Meireles pas dyshimeve rreth formës së paqëndrueshme të Owen Hargreaves. /Telegrafi/