LAJMI I FUNDIT:

United në kërkim të Lahm

United në kërkim të Lahm

Manchester United është duke shqyrtuar mundësinë e shtimit të forcave defensive, me transferimin e mbrojtësit të djathtë të Bayern Munichut, Philipp Lahm, njofton Kicker.

26-vjeçari ishte bërë kapiteni më i ri në histori të kombit gjerman këtë verë, kur e udhëhoqi Gjermaninë drejt vendit të tretë të Botërorit, me anë të paraqitjeve fantastike. Lahm ka shkëlqyer edhe në fanellën e Bayernit, klub me të cilin ai arriti dhe në finalen e Ligës së Kampionëve.

Për mbrojtësin e krahut, pos Manchester Unitedit pritet të hyjë në garë si zakonisht edhe Real Madridi, që kërkon përforcimin e forcave në krahun e djathtë pas dështimit për të transferuar mbrojtësin më të mirë në atë pozitë, Douglas Maicon. /Telegrafi/