LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Anglia mbështetej shumë në Rooneyn

Wenger: Anglia mbështetej shumë në Rooneyn

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se Anglia kishte dështuar në Kupën Botërore duke u mbështetur shumë në sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney.

Derisa fansat në Angli mbetën shumë të zhgënjyer në dështimin e Rooneyt për të rishfaqur edhe me fanellën e kombëtares formën e shkëlqyeshme që tregoi me Manchester United, Wenger thotë se ekipet më të mira në Botëror kanë punuar në mënyrë ekipore.

“Nuk mund të krijoni një ekip për Botërore për një muaj. Vendet të cilat janë mbështetur vetëm në yjet e tyre kanë bërë gabim. Niveli teknik individual është përmirësuar, por niveli kolektiv nuk ka qenë shumë mirë”.

“E vërteta është se në Kupën Botëre, të jesh garues, duhet të kesh një mesfushë të dendur. Kjo zonë është forcuar në dëm të një sulmuesi të dytë”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/