LAJMI I FUNDIT:

Jimenez pranë rikthimit te Parma

Jimenez pranë rikthimit te Parma

Parma është shumë pranë rikthimit të Luis Jimenezit në klub, njofton Sky Sport Italia.

Pas një periudhe huazimi te Parma sezonin e kaluar, klubi parman nuk arriti dot të mposhtë Interin në negociatat për firmën e futbollistit. Sidoqoftë, Parma është në gjendje të lëkundë klubin e ri të Jimenezit, Ternana.

Pas skadimit të bashkëpronësisë, Interi i humbi të drejtat mbi Jimenezin në një ‘ankand të verbër’, ndërsa klubi nga Serie C është duke kërkuar që të përfitojë nga Parma, me shitjen e Jimenezit në Serie A. /Telegrafi/