LAJMI I FUNDIT:

Ronaldinho drejt Flamengos?

Ronaldinho drejt Flamengos?

Presidentja e Flamengos, Patricia Amorim, ka thënë se Ronaldinho dëshiron t’i bashkohet klubit brazilian gjatë afatit kalimtar veror.

“Unë e kam dëgjuar këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ai. Ronaldinho dëshiron që të na bashkohet neve këtë vit”, ka thënë ajo për Il Corriere dello Sport.

Flamengo thuhet të jetë e gatshme të bëjë një ofertë prej 300 mijë eurosh në muaj për Ronaldinhon. E ardhmja e brazilianit ende nuk është e qartë, me Flamengon e interesuar për të pas kalimit të Adrianos te Roma. /Telegrafi/