LAJMI I FUNDIT:

Webber fiton në Britani

Webber fiton në Britani

Australiani i Red Bull, Mark Webber, ka arritur të dalë fitues i garës për Çmimin e Madh të Britanisë, pasi që ishte i palëkundshëm duke mbajtur pozitën e parë gjatë 52 xhirove të pistës së rinovuar të Silverstone.

Pozitën e dytë e mbajti piloti i McLaren, Lewis Hamilton, që ishte i pafuqishëm, pasi që nuk arriti ta tejkalojë australianin Webber para publikut vendas. Në pozitën e tretë u rendit Nico Rossberg i Mercedes.

Ishte kjo një garë me kthesa të mëdha dhe në të cilën protagonist nuk ishte fituesi i saj, por kolegu Sebastian Vettel, që s’pastroi gjithçka nga rruga duke dalë nga pozita e fundit, në pozitën e shtatë. Fernando Alonso gjithashtu u përpoq të bënte diçka, por së bashku me kolegun e tij nga Ferrari, Felipe Massa, okupuan vetëm pozitën e 14 respektivisht 15. I nënti u radhit shtatë-herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumaher.

Lewis Hamilton prinë ende në ranglistën e përgjithshme me 145 pikë, ndërsa i dyti është kolegu i tij dhe kampioni aktual Jenson Button që dështoi në vendlindje. Dy pilotët e McLaren janë duke u ndjekur nga dyshja e Red Bull, Vettel dhe Webber të cilët janë në pozitat 3 respektivisht 4. /Telegrafi/