LAJMI I FUNDIT:

Chelsea dorëzohet për Paton

Chelsea dorëzohet për Paton

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Paton, definitivisht e ka përcaktuar të ardhmen e tij, duke thënë se ai dëshiron të qëndrojë në San Siro, deklaratë që e ka detyruar Chelsean e Carlo Ancelottit të dorëzohet në garë për sulmuesin brazilian.

Ditëve të fundit kishte shumë spekulime për të ardhmen e Patos, pasi që ai nga njëra anë lidhej me një ribashkim me Carlo Ancelottin te Chelsea, kurse nga ana tjetër thuhej se do të mund të përfshihej në një marrëveshje shkëmbimi për Ibrahimovic, i cili si duket do të mbetet vetëm një ëndërr për Rossonerët.

“Synimi im i vetëm është që të jem i gatshëm për rifillimin e stërvitjeve me Milanin më 20 korrik. Unë kam kontratë me Milanin deri në vitin 2014 dhe unë dua ta respektoj atë. Pas dhjetë vitesh, unë do të kthehem në Brazil për ta përfunduar karrierën te Internacionali, klubi që i takon zemrës time”, tha Pato për TV eband. /Telegrafi/