LAJMI I FUNDIT:

Kuyt dëshiron të mbetet te Liverpool

Kuyt dëshiron të mbetet te Liverpool

Sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, thotë se dëshiron të mbetet Anfield dhe në të ardhmen t’i gëzohet trofeut të parë.

Kuyt për momentin është në Afrikën e Jugut ku me kombëtaren e Holandës është duke u përgatitur për finalen e Kupës së Botës. Mediat spekulojnë se holandezi do të mund ta ndjekë Rafa Benitez dhe të transferohet te Inter, por Kuyt thotë se ai dëshiron të mbetet në Liverpool.

“Sigurisht se dua të mbetem. Liverpooli është një klub i madh me shumë histori. Për fat të keq në katër vitet e mia këtu nuk kam fituar asgjë, por shpresoj se në të ardhmen do të fitoj trofe, ende e kam këtë shans. Do të shohim çfarë do të ndodhë, por shpresoj se menaxheri dëshiron që unë të qëndroj”, ka thënë Kuyt. /Telegrafi/