LAJMI I FUNDIT:

Keirrison drejt Santos

Keirrison drejt Santos

Sulmuesi i Barcelonës, Keirrison, raportohet se do të huazohet te klubi brazilian Santos.

AS shkruan se trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka dhënë miratimin e tij pasi ka vendosur se sulmuesi nuk është i gatshëm të garojë në ekipin e parë në Nou Camp.

Keirrison nënshkroi me Barcelonën për pesë sezone nga Palmeiras, që fitoi 14 milionë euro nga ky transferim, por kaloi kohë të vështira i huazuar te Benfica dhe Fiorentina. /Telegrafi/