LAJMI I FUNDIT:

Hargreaves mungon në fillim të sezonit

Hargreaves mungon në fillim të sezonit

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka deklaruar se mesfushori i prekur nga lëndimet, Owen Hargreaves, është duke vuajtur një goditje tjetër të rëndë, pasi që do të mungojë në start të sezonit.

29-vjeçari është operuar në të dy gjunjët për tendonit, pas lëndimit në shtator të vitit 2008. Ai luajti shumë pak sezonin që sapo përfundoi dhe u detyrua t’u kthehej përsëri sallave të operimit.

“Lajmi i keq është që Owen Hargreaves është kthyer në Amerikë ku është duke u këshilluar nga specialistët. Ai nuk do të jetë i gatshëm në start të sezonit. Nuk e di se kur do të kthehet ai”, theksoi Ferguson duke shtuar se lojtarët tjerë do të jenë të gatshëm në prag të fillimit të sezonit të ri. /Telegrafi/