LAJMI I FUNDIT:

Sneijder: Nuk largohem nga Interi

Sneijder: Nuk largohem nga Interi

Edhe vetë Wesley Sneijder tani ka konfirmuar se interesimi i Manchester Unitedit për të është i vërtetë, por ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Meazza.

“Është e vërtetë që Manchester Unitedi e ka pyetur Interin se a jam i lirë. Por, unë nuk kam ndërmend të largohem nga Interi. Zemra ime është me Interin. Unë kam fituar pothuajse gjithçka që kemi mundur të fitojmë me Interin vitin e kaluar dhe tani dua të fitoj edhe më shumë tituj këtu”.

“Unë tani synoj Superkupën e Italisë, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube. Ka edhe aq shumë tituj për t’u fituar me klubin tim aktual. Për këtë arsye, unë do të qëndroj te Interi”, ka thënë Sneijder për NOS. /Telegrafi/