LAJMI I FUNDIT:

Reali shtyn prezantimin e Di Marias

Reali shtyn prezantimin e Di Marias

Real Madridi ka konfirmuar nëpërmjet faqes zyrtare se prezantimi i transferit të ri, Angel Di Maria, nuk do të mbahet nesër, ashtu siç ishte planifikuar.

Di Maria është dashur të prezantohej të premten në ora 13:00 dhe më pas të kthehet në Argjentinë për të kaluar pjesën e mbetur të pushimeve verore.

Ky plan tani ka ndryshuar, pasi që Di Maria do të shkojë në Argjentinë menjëherë, pa u prezantuar fare. Ai do të prezantohet para shtypit kur ai t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në fund të korrikut. Anësori tashmë ka kryer testet mjekësore më herët gjatë pasdites në kryeqytetin spanjoll, ndërsa ai tani është edhe zyrtarisht lojtar i Realit, pa vetëm edhe një prezantim zyrtar para mediave. /Telegrafi/