LAJMI I FUNDIT:

Chygrynskiy: Më larguan për shkak të krizës

Chygrynskiy: Më larguan për shkak të krizës

Dmytro Chygrynskiy u shpreh i zhgënjyer me largimin e tij nga Barcelona, pasi që ai ishte shitur aty nga ku kishte ardhur, Shakhtar Donetsk, duke pranuar se klubi katalanas e shiti atë për shkak të problemeve financiare.

“Unë do t’ia tregoj nivelin tim tërë botës dhe gjithashtu do t’i tregoj presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell, se ai ka bërë një gabim. A do të kthehem një ditë te Barcelona? Tani të gjitha synimet e mia janë me Shakhtarin dhe nuk mund të qëndroj këtu dhe të flas për diçka që është larg. Tani duhet të mendoj për Ligën e Kampionëve dhe Ligën ukrainase, dhe ta përmirësoj nivelin tim”.

“Guardiola më tha: ‘Dmytro kemi probleme. Nuk i kam ndryshuar idetë e mia dhe besojmë ende në ty, por unë mendoj se nuk ka mundësi që ti të qëndrosh këtu për shkak të problemeve financiare’”, tregoi Chygrynskiy. /Telegrafi/