LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Cana lojtar i Galatasarayt

Zyrtare: Cana lojtar i Galatasarayt

Skuadra e Sunderlandit ka konfirmuar transferimin e Lorik Canës te Galatasaray, për një shumë që raportohet të jetë rreth 5 milionë funte, ndërsa mesfushori kuqezi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën turke.

Mesfushori i hekurt kosovar ka kaluar te Galata pas një periudhe mjaft të suksesshme te Sunderlandi. Me rastin e këtij transferimi, ai ka thënë se ai ka kaluar te Galatasaray që të jetë sa më pranë familjes së tij në Kosovë.

“Që nga dita e parë që unë arrita në Angli, unë kam kaluar për mrekulli me Sunderlandin. E kam ditur se do ta gjeja atë lloj mbështetje që mu nevojit për ta luajtur lojën time. Njerëzit këtu e duan klubin e tyre, ata kanë pasionin dhe një identitet të duhur”.

“Unë dhashë gjithçka për Sunderlandin, klub që gjithmonë do të mbetet në kujtesën time. Më është dhënë oferta që të luaj në Ligën e Kampionëve dhe natyrisht të jem më pranë familjes time në Kosovë edhe pse ky vendim nuk ishte i lehtë për mua, ndërsa shpresoj se njerëzit do të më kuptojnë”.


“Falënderoj të gjithë te Sunderlandi, stafin drejtues, ekipin mjekësor, zyrtarët, bashkëlojtarët dhe natyrisht tifozët. Unë i dëshiroj klubit që të arrijë atë që meriton dhe të vazhdojë të shkojë lart e më lart”, deklaroi Lorik Cana. /Telegrafi/