LAJMI I FUNDIT:

Interi avancon në garën për Vargas

Interi avancon në garën për Vargas

E ardhmja e peruanit të Fiorentinës, Juan Manuel Vargas, është vënë edhe më shumë në dyshim nga La Nazione, që pohon se ka interesim për Vargas nga Reali dhe Barcelona, por se Interi dhe Juventusi janë më pranë tij.

Vargas do të zgjidhte problemet e Real Madridit, por vetë peruani nuk dëshiron të kalojë në Bernabeu. Nga ana tjetër edhe Barca ka nevojë për stabilitet në krahun e majtë, por kriza financiare mund të bëjë që Blaugranët të tërhiqen.

Natyrisht, Juventusi nuk është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro për mbrojtësin e krahut të majtë për shkak të vështirësive financiare të cilat tashmë i dimë, por kjo shumë nuk do të ishte problem për Interin, që llogarit në një largim të Douglas Maicon. /Telegrafi/