LAJMI I FUNDIT:

United dhe Chelsea lëshohen pas Ozil

United dhe Chelsea lëshohen pas Ozil

Me Gjermaninë që është jashtë Kupës së Botës, gara për yllin e Werder Bremen, Mesut Ozil, pritet të shpërthejë.

Ozil tashmë ka dhënë shenja se ai do të dëshironte të kalojë në Angli, nëse Chelsea ose Manchester United bëjnë oferta. 21-vjeçari ka zbuluar se një lëvizje në Stamford Bridge ose Old Trafford do të ishte shumë më joshëse për të.

“Liga Premier është liga më e madhe në Angli dhe ekipet si Chelsea dhe Manchester United janë shumë të fuqishme. Derisa Kupa Botërore vazhdon, nuk mendoj për të ardhmen time, por La Liga dhe Liga Premier janë ekipe ku ju mund të fitoni trofetë më të mira. Vetëm më duhet kohë të mendoj. Kjo ka të bëjë me tre ose katër vitet e mia”, kishte thënë Ozil. /Telegrafi/