LAJMI I FUNDIT:

Raul arrin marrëveshje me Schalke?

Raul arrin marrëveshje me Schalke?

Kapiteni i Real Madridit, Raul Gonzalez, është i gatshëm t’i bashkohet klubit të Bundesligës, Schalke.

Bild shkruan se Raul tashmë ka arritur kushtet personale me klubin ambicioz gjerman. Sulmuesi 33-vjeçar ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me Schalke të vlefshme 5 milionë euro në sezon.

Marrëveshja për herë të parë ishte propozuar tre javë më parë në një restorant në Madrid, ku agjenti i Raul, Gines Carvajal, u takua me trajnerin e Schalke, Felix Magath, dhe zyrtarë të tjerë të klubit.

Raul dhe ish-mbrojtësi i Realit, Christophe Metzelder, tash lojtar i Schalke, po ashtu kanë qenë në takim. /Telegrafi/