LAJMI I FUNDIT:

Hodgson kërkon Krhin

Hodgson kërkon Krhin

Sipas La Stampa, Liverpooli është i interesuar në mesfushorin slloven të Interit, Rene Krhin.

Roy Hodgson e pëlqen lojtarin dhe marrëdhëniet e tija të mira me Interin mund të bëjnë që ai ta transferojë të riun. Jose Mourinho e shfrytëzoi pak Krhinin sezonin e kaluar, por ai ishte i regjistruar në skuadrën e Ligës së Kampionëve.

20-vjeçari shpreson të luajë rregullisht sezonin e ardhshëm, me skuadra të interesuara nga Liga Premier si Manchester United dhe Chelsea, por Hodgson pritet ta shfrytëzojë miqësinë e tij me Massimo Morattin për ta transferuar sllovenin. /Telegrafi/