LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Arsenali transferon Koscielnyn

Zyrtare: Arsenali transferon Koscielnyn

Arsenali ka kompletuar edhe zyrtarisht transferin më të ri, qendërmbrojtësin e Lorient, Laurent Koscielny, që ka nënshkruar një kontratë afatgjate për një shumë të pacaktuar.

Spekulohet se Arsene Wenger ka shpenzuar 8.5 milionë funte për francezin, që është transferi i dytë këtë sezon nga Kampionati francez. Ardhja e Koscielnyt në radhët e Arsenalit, pritet të shtojë dukshëm konkurrencën në atë pozitë.

“Koscielny është një qendërmbrojtës me aftësi të mëdha që luajti jashtëzakonisht mirë sezonin e kaluar për Lorient. Ne e identifikuam atë si një qendërmbrojtës shumë të fortë, që ka bërë shumë shpejtë përparim të madh. Ai ka treguar se është mentalisht i fortë, ai është një luftëtar dhe shumë konkurrent i fortë. Koscielny është një transfer shumë i mirë për skuadrën tonë”, u shpreh Arsene Wenger në faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/