LAJMI I FUNDIT:

Çështja Maicon, pa një përfundim?

Çështja Maicon, pa një përfundim?

Agjenti i Maiconit, Antonio Caliendo, nuk është aspak i kënaqur me ecurinë e negociatave mes Interit dhe Real Madridit, duke akuzuar që të dyja klubet për qëndrimet e tyre të paluhatshme.

“Tani për tani nuk ka asgjë të re. Nuk ka negociata për momentin, ka pasur një kolaps mes tyre. Ne e dimë këtë dhe po presim. Siç e kam thënë muaj më parë, ky transferim mund të zgjasë tërë verën”, theksoi Caliendo.

Çështja Maicon duket se nuk do të gjejë së shpejti një fund. Real Madridi e kërkon futbollistin, por çmimi nuk i përshtatet bosit të Interit, Massimo Moratti. Ekziston mundësia që Maicon të qëndrojë dhe negociatat të përfundojnë pa rezultat. /Telegrafi/