LAJMI I FUNDIT:

Reali e lëshoi nga ‘dora’ Schweinin?

Reali e lëshoi nga ‘dora’ Schweinin?

Real Madridi ka mundur ta transferojë pa asnjë cent Bastian Shweinsteigerin 18 muaj më parë, nëse hierarkia e atëhershme me në krye Ramon Calderon dhe Pedja Mijatovic do ta pranonin ofertën e agjentëve të gjermanit.

Real Madridi tani ka ofruar 50 milionë euro për mesfushorin që po shkëlqen në Afrikën e Jugut, mirëpo as 50 milionë euro nuk ua mbushën syrin drejtuesve të uritur të Bayernit.

Sport tani ka zbuluar se hiç më larg se 18 muaj më parë, Schweini iu ofrua Realit nga agjentët e tij, gjithë kjo si transferim me parametra zero, por që u refuzua me një ‘jo’ të prerë nga presidenti i atëhershëm Ramon Calderon.

Megjithatë, Schwensteiger ende e do Real Madridin. Kur është pyetur në konferencë për shtyp se çfarë mendon rreth spekulimeve që e lidhin me Real Madridin, ai u përgjigj, "Mirë, ngjyra ime e preferuar është e bardha". /Telegrafi/