LAJMI I FUNDIT:

Ibra pranon kalimin te City?

Ibra pranon kalimin te City?

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, është në gjendje të sakrifikojë edhe Ligën e Kampionëve për të kaluar te Manchester City, ku do të bëhet futbollisti më i paguar në botë.

Daily Mail shkruan se Ibrahimovic i ka hapur dyert për një kalim te Manchester City, nëse klubi anglez e bën atë futbollistin më të paguar në botë. Ibrahimovic thuhet të jetë mirë te Barcelona, por është i hapur për një ribashkim me Roberto Mancinin.

Ibrahimovic thuhet të ketë kërkuar hiç më pak se 250 mijë funte nëse City e dëshiron atë në skuadër, dhe duket shumë e mundshme që City t’ia plotësojë kërkesën dhe ai të kalojë në Ligën Premier, pas transferimeve të Yaya Toures dhe David Silvas, të dy këta me përfitime prej mbi 160 mijë funtesh në javë. /Telegrafi/