LAJMI I FUNDIT:

Cabandie: Maradona meriton shtatore

Cabandie: Maradona meriton shtatore

Një deputet argjentinas i quajtur Juan Cabandie, ka kërkuar që të ngrihet një shtatore në nderë të Diego Armando Maradonës, përkundër faktit se Argjentina është 'djegur' nga Gjermania në çerekfinalen e Botërorit të sivjetmë.

"Populli argjentinas ka treguar se, kur është fjala te Maradona, rezultatet nuk janë të rëndësishme. Përkundër eliminimit në çerekfinale të Botërorit dhe atë me humbje të thellë, mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Buenos Airesit për ta pritur atë dhe 23 lojtarët e tij. Mendoj se ai si ikonë, meriton t’i ngrihet një shtatore", theksoi Cabandia, siç përcjell AP.

E ardhmja e Maradonës mbetet ende e paqartë, pasi që vetë ‘el pibe de oro’ ka thënë se koha e tij te kombëtarja argjentinase ka kaluar, ndërsa nga ana tjetër Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) nuk dëshiron të dëgjojë për këtë. /Telegrafi/