LAJMI I FUNDIT:

Palermo dëshiron Santa Cruz

Palermo dëshiron Santa Cruz

Klubi italian Palermo raportohet se është shumë i interesuar për të transferuar sulmuesin e Manchester Cityt, Roque Santa Cruz.

Daily Star shkruan se klubi sicilian dëshiron të bëjë ofertë për sulmuesin e kombëtares së Paraguait, i cili dështoi të tregojë formën e tij më të mirë në Eastlands.

28-vjeçari kaloi në City nga Blackburn Rovers për 17.5 milionë funte verën e kaluar, por është quajtur dështim dhe thashethemet po qarkullojnë se ai do të jetë në listën e pastrimeve këtë verë. /Telegrafi/