LAJMI I FUNDIT:

Reali nis bisedat me Stuttgart për Khedira

Reali nis bisedat me Stuttgart për Khedira

Reali i Madridit raportohet se ka bërë ofertë në drejtim të klubit të Bundesligës, Stuttgart, për të marrë shërbimet e mesfushorit Sami Khedira.

Sportivja AS shkruan se pasi është lodhur duke kërkuar mesfushorin e Bayern Munich, Bastian Schweinsteiger, Reali ka filluar negociatat me Stuttgart për Khedira.

Reali pritet të paguajë nga 10 deri në 13 milionë euro për gjermanin, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit të ardhshëm.

Ardhja e Khedira do të hapte rrugë për largimin e Lassana Diarra, sipas gjasave te Juventus për rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/