LAJMI I FUNDIT:

Aguero nuk është kontaktuar nga klubet e interesuara

Aguero nuk është kontaktuar nga klubet e interesuara

Agjenti i Sergio Agueros, Jose Segui, ka thënë se klienti i tij nuk është kontaktuar nga Interi, Milani apo Juventusi, për të negociuar mbi shërbimet e sulmuesit argjentinas.

“Unë nuk kam informata se Aguero është joshur nga Interi, Juventusi apo Milani. Ai është pronë e Atleticos, kështu që nëse atje ka pasur diçka, atëherë këtë e dinë vetëm drejtorët. Sergio po bën mirë në Madrid, por nëse ka ndonjë marrëveshje me ndonjë klub tjetër, atëherë ne do të flasim me ta. Çmimi i transferimit do të vendoset nga klubi spanjoll”, theksoi Segui për Sportal.tv.

Aguero gjithashtu pritet të fitojë së shpejti pasaportën spanjolle, me ç’rast do të ishte edhe më shumë atraktiv për klubet italiane, të cilat së fundmi janë prekur nga një rregull i cili nuk i lejon ata të transferojnë më shumë se një lojtar joevropian. /Telegrafi/