LAJMI I FUNDIT:

United në luftë me Cityn për Balotellin

United në luftë me Cityn për Balotellin

Manchester United është në gjendje gatishmërie për t’ia shkatërruar planet Manchester Cityt për transferimin e sulmuesit Mario Balotelli.

Sipas Sky Sports Italia, zyrtarët e United i kanë kontaktuar ata të Interit, me ç’rast ua kanë bërë me dije që ata janë të gatshëm të ofrojnë aq sa ofron Manchester City dhe t’i shkojnë deri në fund luftës për njërin prej talentëve më të mëdhenj në futbollin italian, përkundër telasheve me disiplinën që ka pasur në të kaluarën.

Mino Raiola gjithashtu para pak orësh ka deklaruar për Sky Italia se nuk e përjashton një largim të Balotellit nga Interi. Në rast se United ofron aq sa ofron City, atëherë në avantazh është United, që mund t’ia ofrojë sulmuesit italian Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/