LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Chygrynskiy largohet nga Barca

Zyrtare: Chygrynskiy largohet nga Barca

Kampioni i Spanjës, Barcelona, ka bërë të ditur se mbrojtësi ukrainas Dmytro Chygrynskiy është larguar në drejtim të Shakhtar Donetskit, me ç’rast Blaugranët do të përfitojnë 15 milionë euro nga ky transferim.

23-vjeçari iu bashkëngjit Barcës sezonin e kaluar nga Shakhtari për një shumë prej 25 milionë eurosh, mirëpo ai nuk arriti të sigurojë vend në formacionin bazë të Pep Guardiolas.

Chygrynskiy u paraqit vetëm në 14 ndeshje zyrtare të Barcës, megjithatë arriti të festojë titullin e La Ligas.

Paratë e grumbulluara nga shitja e tij, Barca pritet t’i shfrytëzojë në tentativën për transferimin e Cesc Fabregasit nga Arsenali., /Telegrafi/