LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet rinovimi i Militos?

Shtyhet rinovimi i Militos?

Agjenti i Diego Militos, Fernando Hidalgo, ka thënë se vazhdimi i kontratës së klientit të tij që është pritur të nënshkruhet të martën ka hasur në pengesë.

Është pritur që argjentinasi të nënshkruajë kontratën e re të vlefshme 5 milionë euro në vit, por agjenti i tij ka ngritur dyshime për mundësinë e realizimit të kësaj kontrate.

“Nuk mendoj se ai do të nënshkruajë sot. Po pres telefonatën e Interit, por nuk mendoj se do të ketë probleme. Jemi afër, vetëm duhet të nxjerrim gjithçka në letër”, ka thënë Hidalgo për Calciomercato.it, duke njoftuar se Milito gjendet në Argjentinë, dhe nëse arrihet marrëveshja, nënshkrimi i tij do të shkojë përmes faksit. /Telegrafi/