LAJMI I FUNDIT:

Maicon qëndron, Balotelli te City

Maicon qëndron, Balotelli te City

Interi vazhdon ta mbajë Maiconin sa më larg Real Madridit, pasi që edhe oferta e fundit e Real Madridit sipas La Gazzeta dello Sport ishte e vogël për të bindur Masimo Morattin të lëshojë pe, ndërsa gjë e kundërt është duke ndodhur me Balotellin.

Reali ka bërë përpjekje për transferimin e Maiconit me disa oferta të cilat nuk e kanë kënaqur dot Massimo Morattin, pasi që ai dëshiron ta mbajë brazilianin, sepse e di që ai është më i miri në botë në pozitën e tij.

Balotelli nga ana tjetër është më shumë se kurrë pranë kalimit te Manchester City. Agjenti Mino Raiola ka pohuar se City ka bërë një ofertë të pacaktuar, por që ka qenë e pamjaftueshme për Interin. Sidoqoftë, 40 milionë euro që pritet t’i ofrojë City për mesfushorin e talentuar pritet të jenë më se të mjaftueshme për të bindur drejtuesit Nerazzur që pritet t’i përdorin të hollat për transferimin e Javier Mascheranos. /Telegrafi/