LAJMI I FUNDIT:

Honda: Ëndërroj Real Madridin

Honda: Ëndërroj Real Madridin

Mesfushori i talentuar japonez, Kisuke Honda, që ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010, ka thënë se ai ëndërron që një ditë ta veshë fanellën me numër 10 të Real Madridit.

“Unë ëndërroj ta veshi fanellën me numër 10 te Real Madridi. Unë jam një tip njeriu që kërkon gjithmonë më të mirën dhe që ka dëshirë për të luajtur në nivelin më të lartë. Nëse do të më jipet rasti t’i bashkohem ndonjë klubi më të madh, atëherë definitivisht se do ta shqyrtoj atë”, ka thënë Honda për Sports Nippon.

Milani, Valencia, Manchester City dhe Arsenali janë lidhur me yllin japonez, por është pak e mundshme që ai të largohet nga CSKA Moska gjatë kësaj vere. /Telegrafi/