LAJMI I FUNDIT:

Hodgson kthehet kah Cole

Hodgson kthehet kah Cole

Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, dëshiron të transferojë Joe Cole, shkruajnë mediat angleze.

The Sun shkruan se Hodgson e sheh të larguarin e Chelseat si një zëvendësim ideal për Yossi Benayoun, i cili iu bashkua kampionëve për 5.5 milionë funte.

Hodgson e di se ai duhet të luftojë për të bindur 28-vjeçarin të largohet nga Londra dhe po ashtu ka shqetësimin e Tottenhamit që i ofron atij angazhim në Ligën e Kampionëve.

Por ai është i gatshëm ta bindë atë me vizionin e tij energjik për të ardhmen e Liverpoolit, që përfshinë edhe ruajtjen në ekip të Fernando Torres dhe Steven Gerrard. /Telegrafi/