LAJMI I FUNDIT:

Ronaldinho nuk largohet

Ronaldinho nuk largohet

Ylli brazilian i Milanit, Ronaldinho, do të vazhdojë qëndrimin e tij te Milani, sipas konfirmimeve nga drejtori i klubit Ariedo Braida, pasi spekulimet kohëve të fundit thoshin se Dinho ka marrë oferta nga LA Galaxy, Olympiakos dhe Manchester City.

“Ronaldinho do të qëndrojë te Milani. Ai dëshiron të qëndrojë dhe ne duam që ai të vazhdojë”.

“Milani nuk ka ndërmend të shesë lojtarët e saj, sidomos jo Ronaldinhon. Lojtari do të jetë me ne deri më 30 qershor të vitit 2011, atëherë kur skadon dhe kontrata e tij. Gjithçka tejtër është vetëm spekulim”, tha Braida për Lancenet. /Telegrafi/