LAJMI I FUNDIT:

Toure: Një ditë do të kthehem te Barcelona

Toure: Një ditë do të kthehem te Barcelona

Mesfushori i ri i Manchester Cityt, Yaya Toure, në deklaratën e tij lamtumirës për të përditshmen katalanase El Mundo Deportivo, ka thënë se Barcelona është klubi i tij i zemrës dhe se një ditë do të kthehet në Camp Nou.

“Unë jam një njeri që jep gjithçka në fushë dhe dy sezonet e mia të para në Camp Nou ishin më të mirat e jetës time. Në sezonin e tretë, gjithçka u bë më e vështirë, sepse unë jam njeri i ri që i pëlqen puna e tij dhe futbolli. Unë isha i sigurt se situata nuk do të ndryshonte vitin e ardhshëm, kështu që u largova. Ky vit ka qenë shumë i vështirë për mua. Qëndrimi në bankën rezervë dhe pritja për të luajtur ishte shumë e komplikuar. Unë do të preferoja të shkoja t’u paguaja qiranë njerëzve që nuk kanë, se sa të qëndroja në bankën rezervë”.

“Ky ekip ka lojtarët më të mirë në botë dhe nuk është e lehtë për Pep Guardiolan të zgjedhë se kush duhet të luajë. Guardiola e njeh futbollin, ai është një njeri i mirë për të cilin kam admirim të madh dhe për të cilin nuk mund të them asgjë të keqe. Jam i pikëlluar sepse në gjithë këto vite e pata vetëm Barcelonën në mendjen time dhe tani jam jashtë. Unë jam shumë i pikëlluar sepse klubi është në zemrën time. Koha ime në Barcelonë ishte e shkëlqyer. Këtu unë i kam miqtë e mi më të mirë dhe gjithmonë kam menduar ta përfundoja karrierën te Barcelona”.

“Unë dua të falënderoj të gjithë për atë që kanë bërë për mua. Njerëzit e Barcelonës janë njerëz shumë të mirë të cilët dinë shumë për futboll. Unë nuk kam fjalë përveç se t’u kërkoj falje të gjithë atyre që kërkuan që unë të qëndroj. Unë nuk ndjehem si person që do të largohet nga Camp Nou. Unë jam i bindur se një ditë do të kthehem. Zemra ime është në Barcelonë dhe një ditë unë do ta veshi këtë fanellë përsëri. Unë jam mjaft i sigurt. Barcelona është klubi i jetës time”, përfundoi Toure. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po mendon transferimin e mesfushorit holandez në janar

Barcelona po mendon transferimin e mesfushorit holandez në janar

La Liga
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1

Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1

Ndërkombëtare
Acelotti pyetet rreth festës së Vini Jr, pasi sulmuesi brazilian 'heshti' tifozët vendas

Acelotti pyetet rreth festës së Vini Jr, pasi sulmuesi brazilian 'heshti' tifozët vendas

La Liga
Situatë absurde në futbollin malazez, Deçiqit i pranohet një gol pa e prekur topin fare vijën e portës

Situatë absurde në futbollin malazez, Deçiqit i pranohet një gol pa e prekur topin fare vijën e portës

Ndërkombëtare
Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Ndërkombëtare
Kalo në kategori