LAJMI I FUNDIT:

Bonucci: Nuk më pritet të luaj për Juventusin

Bonucci: Nuk më pritet të luaj për Juventusin

Mbrojtësi i ri i Juventusit, Leonardo Bonucci, nuk mund të presë për të filluar karrierën si bianconer, pasi ka kaluar të hënën testin mjekësor në Olimpico të Torinos.

“Ishte një emocion i veçantë që t’i bashkohesha Juventusit, por jam i kënaqur që jam këtu për të filluar aventurën e re me shpirtin e duhur, që gjithashtu është ngjallur në mua nga presidenti”.

“Ne duhet ta përmirësojmë Juventusin, në mënyrë që të kthehet në nivelet më të larta të futbollit evropian dhe botëror. Ne do të punojmë shumë për t’u përmirësuar nga viti i kaluar. Nëse fitojmë diçka atëherë do të jetë mirë, nëse jo, ne do të vazhdojmë të punojmë për të ardhmen”.

“Juventusi më kërkoi mua, unë e kërkova Juventusin. Klubet tjera nuk i mora parasysh. Nuk jam i zhgënjyer që nuk luajta në Botëror edhe pse jam i zhgënjyer për eliminimin e hershëm të kombëtares”, ka thënë Bonucci, transferimi i të cilit pritet të zyrtarizohet të martën. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

Përfaqësueset
“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

La Liga
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – zbulohen dy kandidatët potencialë

Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – zbulohen dy kandidatët potencialë

La Liga
Ardian Ismajli ‘muri i gjallë’ ndaj Juventusit – vlerësohet si një prej më të mirëve të ndeshjes

Ardian Ismajli ‘muri i gjallë’ ndaj Juventusit – vlerësohet si një prej më të mirëve të ndeshjes

Serie A
Kalo në kategori