LAJMI I FUNDIT:

Fabiano: Dua të kaloj te United

Fabiano: Dua të kaloj te United

Luis Fabiano ka dalë më në fund me një deklaratë ku ka kërkuar hapur nga drejtuesit e Manchester United që ta transferojnë atë, pas spekulimeve të shumta se ai mund të kalonte te klube si Milani apo Tottenhami.

“Unë kam vërtetë rast të mirë për ta fituar Botërorin këtu në Afrikën e Jugut dhe kjo është arsyeja pse dua të mbes i fokusuar edhe pse e ardhmja ime duhet të sqarohet së shpejti. Unë e kam bërë të qartë se nuk dua të nënshkruaj kontratë të re me Sevillan, pasi që jam 29-vjeçar dhe kam nevojë për një klub ku mund të fitoj tituj”.

“Kam dëgjuar se Tottenhami ka bërë ofertë për mua, por me gjithë respektin, nëse shkoj në atë klub nuk është një vend ku mund ta fitoj Ligën Premier apo Ligën e Kampionëve në tre apo katër vitet e ardhshme. Nuk ka gjasa që unë të transferohem te Tottenhami. Për këtë, më mirë do të qëndroja te Sevilla, pasi që është e njëjta gjë. Sevilla aktualisht është klub më i madh nëse merrni parasysh sa herë ka qenë në Ligën e Kampionëve, kështu që nuk ka gjasa që të shkoj te ndonjë klub më i vogël”.

“Zgjedhja do të bëhet mes Manchester Unitedit dhe Milanit. Këto janë llojet e ekipeve që dua të transferohem, në një nga gjigantët e vërtetë evropian. Mendoj se mënyra se si Manchester United luan futbollin është shumë atraktiv, më duhet të jem i sinqertë dhe të them se futbolli anglez më tërheq dhe gjithashtu mënyra si United luan më tërheq. Ju mendoni në mua si partnerin ideal për Rooneyn dhe kjo është shumë tërheqëse për një sulmues”.


“Mendoj se stili i futbollit anglez më përshtatet mua dhe unë mendoj se mund të shënoj gola dhe të jem shumë i suksesshëm atje. Trajneri i United është fitues, lojtarët janë fitues dhe ata janë nga ato pak ekipe evropiane që luftojnë për tituj sezon pas sezoni. Posa të përfundojë Botërori për mua, unë do të marr një vendim të shpejtë për të ardhmen dhe përderisa Botërori po zhvillohet, Sevilla mund të zhvillojë negociata. Unë jam kënaqur te Sevilla, por kam nevojë që të luaj te një gjigant”, ka deklaruar Fabiano për Daily Star Sunday. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

Përfaqësueset
“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

La Liga
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – zbulohen dy kandidatët potencialë

Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – zbulohen dy kandidatët potencialë

La Liga
Ardian Ismajli ‘muri i gjallë’ ndaj Juventusit – vlerësohet si një prej më të mirëve të ndeshjes

Ardian Ismajli ‘muri i gjallë’ ndaj Juventusit – vlerësohet si një prej më të mirëve të ndeshjes

Serie A
Kalo në kategori