LAJMI I FUNDIT:

Wimbledon: Williams bombardon Cibulkovan

Wimbledon: Williams bombardon Cibulkovan

Kampionia në fuqi dhe e para e renditur në botë, Serena Williams, e ka bombarduar sllovaken Dominika Cibulkova me disa servime të pambrojtura për të arritur në rundin e katërt të Wimbledonit pas fitores 2-0 në sete (6-0, 7-5).

Williams dominoi gjithë setin e parë nga Cibulkova, duke e fituar brenda vetëm 18 minutash, para se të hasë në rezistencë në setin e dytë nga sllovakja e renditur e 46-ta në botë.

Fituesja e trefishtë e Wimbledonit në rundin e ardhshëm do të përballet me fituesen e duelit në mes të ruses Maria Sharapova dhe çekes Barbora Zahlavova Strycova. Williams ishte mposhtur nga Sharapova në finalen e vitit 2004.

Nga ndeshjet tjera, e treta e renditur, danezja 19-vjeçare Caroline Wozniacki i bëri ballë një paraqitje luftarake të tinejxheres tjetër, Anastasia Pavlyuchenkova, për ta mposhtur rusen 2-0 në sete (7-5, 6-4). /Telegrafi/