LAJMI I FUNDIT:

Getafe planifikon të huazojë Krkic

Getafe planifikon të huazojë Krkic

Presidenti i Getafes, Angel Torres, ka konfirmuar se ata janë të interesuar për të huazuar sulmuesin e Barcelonës, Bojan Kric.

“Le të shohim çfarë do të thotë Barcelona, ai mund të jetë një i ri i cili nuk ka shumë minuta në dispozicion dhe ai mund të luajë këtu. Do të më pëlqente kjo, nuk do të kisha problem. Nëse duhet të bëj përpjekje, si për shembull të paguajë pagën e tij, do ta bëj këtë, pa dyshim”.

“Këtë vit, meqë Getafe është në Evropë, mund të jetë më e lehtë, por duke marrë parasysh si përfundoi sezoni, dyshoj se ata do ta lejojnë atë të largohet. Ne do të përpiqemi, do të kërkojmë nga Barcelona të nënshkruajmë si huazim”, ka thënë Torres. /Telegrafi/