LAJMI I FUNDIT:

Bayerni afër transferimit të Coentrao?

Bayerni afër transferimit të Coentrao?

Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Benfica për të transferuar Fabio Coentrao, bën të ditur sportivja spanjolle AS.

Mesfushori 22-vjeçar është lidhur me një kalim në një varg klubesh evropiane, përfshirë Real Madrid dhe Juventus dhe gjigantët portugez thuhet se më herët kishin refuzuar një ofertë në vlerën e 15 milionë eurove nga Bayerni i Munichut.

Por tash duket se gjiganti i Bundesligës është gjithnjë më afër arritjes së marrëveshjes, por do të ketë shumë punë të bindë edhe lojtarin i cili preferon një lëvizje në Itali ose Spanjë. /Telegrafi/