LAJMI I FUNDIT:

Benitez: Isha i ‘prangosur’ te Liverpooli

Benitez: Isha i ‘prangosur’ te Liverpooli

Ish-trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka deklaruar për Liverpool Daily Post, se ai ishte i ‘prangosur’ nga drejtuesit e klubit, pasi që nuk kishte mundësi të përforconte skuadrën në afatin e kaluar kalimtar veror.

“Këtë vit gjithçka ndryshoi nga fillimi. Njerëzit në klub ndryshuan dhe marrëdhëniet ishin ndryshuar. Qartë u pa që kishte të bëjë me atë nëse kemi apo nuk kemi para për të shpenzuar. Që nga fillimi i sezonit gjithçka ishte më ndryshe se në të kaluarën. Ne ishim aq pranë titullit një sezon para këtij sezoni. Të gjithë prisnin nga ne që të bëjmë më shumë”.

“Por, ne patëm probleme në fillim me lëndimet dhe paraqitjet. Kjo krijoi frustrimin dhe siç shihni atmosfera në klub në fund të sezonit ishte ndryshe. Tani, gjatë verës, ju i shihni tifozët të cilët nuk janë të kënaqur. Unë u kënaqa me pesë vitet e para, por viti i fundit ishte i vështirë. Megjithatë, në përgjithësi kujtimet pas gjashtë vitesh janë vërtetë të mira”, ka thënë Benitez. /Telegrafi/