LAJMI I FUNDIT:

Anelka vazhdon kontratën me Chelsean

Anelka vazhdon kontratën me Chelsean

Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, u është përgjigjur kritikëve të ‘edukatës’ së tij me vazhdim të kontratës edhe për një vit me klubin nga Londra.

31-vjeçari ka shënuar 42 gola në 138 paraqitje për klubin londinez, ndërsa u trondit para pak kohësh, kur u përjashtua nga kombëtarja franceze, me arsyetim se nuk është sjellë mirë me përzgjedhësin Raymond Domenech.

“Kur erdha te Chelsea, kam kërkuar që të qëndroj më gjatë se te klubet tjera. Është klub i madh me lojtarë të mëdhenj dhe mua më pëlqen ky klub, më pëlqen Londra”.

“Nuk ka nevojë të ndërroj më ekipe, sepse jam krenar që nënshkrova kontratën e re dhe e di se do të luaj në ndeshje të mëdha dhe mund të fitoj tituj. Jam shumë krenar”, ka thënë Anelka për faqen zyrtare. /Telegrafi/