LAJMI I FUNDIT:

Mata: Jam ende lojtar i Valencias

Mata: Jam ende lojtar i Valencias

Anësori i Valencias, Juan Mata, ka këmbëngulur se ai nuk ka arritur kurrfarë marrëveshje me Barcelonën.

Mediat spanjolle dje thanë se Mata tashmë është transferuar te Barcelona për 20 milionë euro, por vetë lojtari i ka mohuar këto spekulime.

“Unë jam lojtar i Valencias, unë e di se ka pasur spekulime, por nuk di asgjë më shumë. Unë jam i qetë me kombëtaren, duke u kënaqur me Botërorin dhe duke menduar vetëm për ndeshjen ndaj Kilit”, u shpreh Mata. /Telegrafi/