LAJMI I FUNDIT:

Silva mendon për Chelsean

Silva mendon për Chelsean

Agjenti i David Silva ka zbuluar se ata janë duke analizuar një ofertë nga Chelsea për klientin e tij, i cili ishte shumë afër kalimit në Manchester City.

Valencia i kishte dhënë leje Manchester Cityt për të filluar negociatat me mesfushorin pasi edhe të dy klubet arritën marrëveshjen për shumën e dëmshpërblimit, e cila thuhet të jetë rreth 28 milionë funte.

Por, sipas agjentit të lojtarit, ofertë për Silva ka edhe nga Chelsea dhe nga një klub tjetër, andaj zgjidhjen e fundit do ta ketë vetë lojtari.

“Jemi duke analizuar oferta nga tre klube, një prej të cilave është edhe Chelsea. Nëse Silva nuk dëshiron të shkojë në City, ky transfer është i pamundur”, ka thënë agjenti i lojtarit. /Telegrafi/