LAJMI I FUNDIT:

Rekord epik në Wimbledon

Rekord epik në Wimbledon

John Isner dhe Nicolas Mahut, kanë hyrë në librat e historisë së tenisit, për ndeshjen e tyre të rrethit të parë, që edhe pas dy ditësh nuk dha fitues.

Ndeshja është ndërprerë pranë rezultatit 59-59 në ‘tie-break’ të setit të fundit, pas dhjetë orë lojë, për shkak të mungesës së ndriçimit. Ndërprerja e ndeshjes do të thotë që sfida do të hyjë në ditën e tretë të saj, pasi u ndërpre edhe të martën për arsye të njëjtë.

Seti përfundimtar prej gjashtë orësh është njëkohësisht seti më i gjatë i luajtur ndonjëherë, madje më i gjatë se vet ndonjë ndeshje e luajtur ndonjëherë. Të dy të lartpërmendurit kanë thyer edhe rekordin e ‘aseve’ gjatë një ndeshje, të mbajtur nga Ivo Karlovic në Davis Cup.

Ndeshja më e gjatë para këtij takimi ishte ajo e French Open në vitin 2004, kur Fabrice Santoro mposhti Arnaut Clement pas gjashtë orë e 35 minuta. /Telegrafi/