LAJMI I FUNDIT:

Genoa interesohet për Dos Santos

Genoa interesohet për Dos Santos

Genoa thuhet të jetë e interesuar në shërbimet e rezervistit të Tottenhamit, meksikanin Giovanni dos Santos.

21-vjeçari ka kaluar te Tottenhami në vitin 2008 nga Barcelona për 4.7 milionë funte dhe pasi që nuk arriti të ketë ndikimin e pritur në White Hart Lane, ai u huazua te Ipswich Town, para se të shkonte përsëri si huazim te Galatasaray nën drejtimin ish-trajnerit të Barcelonës, Frank Rijkaard.

Mesfushori ka pasur formë të mirë te klubi turk, ndërsa tabloidi The Sun pohon se Genoa mund të jetë klubi i ri i meksikanit. Interesimi i Genoas vjen pas paraqitjeve të mira të Dos Santos në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010. /Telegrafi/