LAJMI I FUNDIT:

Barcelona nënshkruan me Juan Mata?

Barcelona nënshkruan me Juan Mata?

Barcelona, raportohet se ka arritur marrëveshje në vlerën e 20 milionë eurove me Valencian për të transferuar anësorin Juan Mata.

Radio Marca thotë se Mata do të transferohet në Nou Camp dhe do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me kampionin e Spanjës. Për të po ashtu ka qenë i interesuar edhe Manchester City.

Valencia ka nevojë të shesë lojtarë për të përmirësuar gjendjen financiare në klub, dhe Mata ka qenë i dyti në listë pas David Villa, i cili po ashtu kaloi te Barcelona. /Telegrafi/