LAJMI I FUNDIT:

Fabiano: Dua të luaj për Milanin

Fabiano: Dua të luaj për Milanin

Sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, duket se ka vendosur t’i bashkohet gjigantit italian, Milan, pasi që u ka thënë bashkëlojtarëve të tij te kombëtarja braziliane se ai dëshiron të luajë për Milanin.

“Unë dua të luaj për Milanin”, mësohet t’i ketë thënë Fabiano bashkëlojtarëve të tij te përfaqësuesja e Brazilit.

Fabiano ka qenë pranë kalimit te Milanit edhe sezonin e kaluar, por transferimi dështoi për shkak se Milani nuk kishte 20 milionë euro për të. Dëshira e sulmuesit brazilian për të kaluar te Milani, i bën këta të fundit favoritë, ndërsa paratë për të pritet gjenden nga shitja e Huntelaarit që po kërkohet nga Fenerbahçe. /Telegrafi/