LAJMI I FUNDIT:

Behrami do të diskutojë të ardhmen pas Botërorit

Behrami do të diskutojë të ardhmen pas Botërorit

Mesfushori i West Ham United, Valon Behrami, pritet të takohet me drejtuesit e klubit pas përfundimit të Kupës së Botës për të diskutuar të ardhmen e tij.

Edhe pse agjenti i tij Alessandro Beltrami ka përsëritur se klubi nuk dëshiron ta shesë atë, ai thotë se gjithçka do të vendoset vetëm pas Kupës së Botës.

“Kam disa kontakte në treg pasi Valoni është një lojtar që pëlqehet. Ne jemi marrë vesh me West Hamin të takoheni dhe të diskutojmë pas Kupës së Botës, por herën e fundit ata kanë thënë se e konsiderojnë Behramin të pa-shitshëm. Kush dëshiron ta transferojë atë? Palermo e deshi në janar, por West Ham nuk e lëshoi dhe ata kanë nevojë për Valonin”, ka thënë Beltrami për Sportitalia. /Telegrafi/