LAJMI I FUNDIT:

Roddick më tej, eliminohet Schiavone

Roddick më tej, eliminohet Schiavone

Bartësi i pestë, Andy Roddick, ka arritur të kualifikohet në rrethin e dytë të garave në Wimbledon, ashtu si Venus Williams në konkurrencën e femrave, por befasia e parë është eliminimi i kampiones së French Open, Francesca Schiavone.

Në konkurrencën e femrave, Justine Henin ishte tejet e fortë për letonezen Anastasija Svastova. Venus Williams gjithashtu shënoi fitore të lehtë prej 6-3 dhe 6-2 ndaj paraguaianes Rossana De Los Rios, ndërsa në rrethin tjetër takohet me rusen Ekatarina Makarova.

Befasi natyrisht ishte eliminimi i fitueses së French Open, italianes Francesca Schiavone, që iu përul ruses Vera Dushevina me rezultat 6-7, 7-5 dhe 6-1. /Telegrafi/