LAJMI I FUNDIT:

Maicon shumë pranë Realit

Maicon shumë pranë Realit

Marca njofton se mbrojtësi i Interit, Maicon, është shumë pranë transferimit te Real Madridi.

Që nga koha kur Jose Mourinho u emërua trajner i Los Blancos, vazhdimisht po spekulohet se Maicon mund të kalojë në Bernabeu. Interi ka kërkuar 35 milionë euro për të, por duket se do të pajtohet me 28 milionë euro.

Interi ka zëvendësues në pozitën e brazilianit, pasi që këtë punë mund ta bëjnë me mjaft sukses edhe kapiteni Javier Zanetti dhe i riu Davide Santon. /Telegrafi/